KUSHTET E PËRGJITHSHME PËR KRYERJEN E SHËRBIMIT NGA
POSTAL Delivery & Logistics
Për dërgimin e dokumentave,pakove dhe porosive të ndryshme nëpërmjet POSTAL Delivery & Logistics, dërguesi është i detyruar të plotësojë këtë formular duke pranuar të gjitha kushtet, të drejtat, detyrimet dhe penalitetet që përmenden në të.
Asnjëra nga palët, pra as dërguesi dhe as ofruesi i shërbimit apo përfaqësues të tyre nuk kanë të drejtë të bëjnë asnjë ndryshim në kushtet e përshkruara më poshtë, pa arritur paraprakisht një marrëveshje me shkrim mes palëve e cila pas firmosjes nga të dyja palët i bashkangjitet formularit të firmosur që në fillimin e ofrimit të shërbimit.
Formulari shoqërues i dërgesës është i panegociueshëm dhe dërguesi ka dijeni se ky formular është plotësuar nga ai ose nga POSTAL Delivery & Logistics për llogari të tij.
Dërguesi deklaron dhe pranon, se është pronar, posedues ose përfaqësues i pronarit apo i poseduesit të objekteve që transportohen, të cilat përshkruhen në faqen e parë.
Gjithashtu, ai deklaron se me anën e këtij formulari pranon kushtet e transportit të POSTAL Delivery & Logistics.
Dërguesi garanton që:
- Çdo zë në faqen e parë të formularit shoqërues të dërgesës përshkruhet saktësisht dhe në përputhje me ligjin.
- Në objektin që dërgohet janë shënuar saktësisht të dhënat dhe adresa e marrësit.
- Objekti që dërgohet është amballazhuar në mënyrë që të sigurohet dërgimi i sigurtë i tij.
- Dërgesa nuk përmban asgjë të ndaluar apo të jashtëligjshme.
- Do të paguajë të gjitha shpenzimet shtesë, që rezultojnë gjatë dërgimit, kthimit ose magazinimit të objekteve.
POSTAL Delivery & Logistics nuk mban asnjë përgjegjësi për përmbajtjen e dërgesës pasi nuk është në gjendje të verifikojë përmbajtjen e çdo dërgese.
Çdo përgjejgjësi për përmbajtjen e dërgesës bie mbi dërguesin i cili është i informuar për produktet dhe substancat që janë të ndaluara të dërgohen nëpërmjet shërbimit postar të ofruar nga POSTAL Delivery & Logistics.
Në rast konstatimi të përmbajtjes së ndaluar, POSTAL Delivery & Logistics ka të drejtën të njoftojë organet kopetente dhe t’ju ofrojë atyre të gjitha të dhënat që disponon në lidhje me dërgesën dhe dërguesin e saj.
POSTAL Delivery & Logistics ka të drejtë, por nuk detyrohet të kontrollojë objektin që merr përsipër ta dorëzojë.
POSTAL Delivery & Logistics, gjithashtu, ka të drejtë të mos e realizojë dërgesën nëse ka shenja të përmbajtjes së ndaluar ose të dhëna të pamjaftueshme të marrësit.
Dërgesat nëpërmjet POSTAL Delivery & Logistics kryhen me debitim të marrësit, por në rast mospranimi të dërgesës apo shpërbilimit nga ana e marrësit, për çfardo arsye qoftë, dërguesi merr përsipër pagesën ndaj POSTAL Delivery & Logistics.
POSTAL Delivery & Logistics ka të drejtë të mbajë ose të mos e dorëzojë mallin që transporton, me qëllim sigurimin e shpenzimeve të transportit deri sa të paguhet.
POSTAL Delivery & Logistics bën të gjitha përpjekjet për të arritur dorëzimin sa më shpejt dhe në kushte optimale të të gjithë dërgesave, por në asnjë rast nuk mban përgjegjësi për vonesën e marrjes, transportimit ose dorëzimit apo për çfardo humbje, dëmtim apo mos dorëzim që vjen për shkaqe të paparashikuara:
• për shkak të ngjarjeve të papritura që ndodhin objektivisht jashtë mundësive njerëzore (aksident, kushtet e këqija atmosferike, etj.).
• për shkak të veprimeve neglizhuese të dërguesit, marrësit apo personave të tretë që kanë interes nga dërgesa konkrete.
• për shkak të përmbajtjes së dërgeses së cilës mund t’i shkaktohet dëmitimi i veçantë, ndryshim ose shkatërrim.
Përgjegjësia e POSTAL Delivery & Logistics për çdo humbje ose dëmtim,kufizohet në minimum nga sasitë e mëposhtme:
• Në shumën reale të humbjes ose dëmit që paguhet për dokumente, ose objekte të siguruara.
• Në vlerën reale* të dokumenteve ose objekteve, pa u marrë parasysh përdorimi tregtar ose vlera e veçantë e tyre për dërguesin, marrësin ose personin e tretë.
*Vlera reale konsiderohet:
- për dokumenta kostoja e përgatitjes, zëvëndësimit, riprodhimit apo e rihartimit të tyre.
- për objektet – kostoja e riparimit, zëvëndësimit ose blerjes së tyre.
Sa thamë më sipër vlejnë edhe për dërgesat me vlerë të deklaruar kur janë të siguruara.
Çdo pretendim për dëmtim, humbje, vonesë, etj, duhet të dorëzohet me shkrim në zyrat e POSTAL Delivery & Logistics.